Pranverë në Dubrovnik

3 Ditë 89

- Kroaci -

 

 

Dita e Parë: 

Nisja në oren 06:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi, ku ndalesa jonë e parë do jete qyteti magjeps të Kotorrit, me arkitekturen e tij te vecante veneciane dhe kështjellen qindravjecare Ilire. Vizitë e shkurtër e qytetit. Mbasi kemi vizituar Kotorrin i drejtohemi Portit të Sheikve (marre nofkën pas Fondit të Investimit të Dubait) në Qytetin e Tivatit, duke shijuar perendim në portin e yachteve. Vazhdon udhëtimi për në Dubrovnik. Arritja në Dubrovnik. Sistemimi në Hotel. Darkë dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Dytë: 

Mëngjesi në Hotel.

Vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Kohë e lirë për të bërë pazar ose pirë dicka në ndonjë bar në një nga rrugët më të populluara të Dubrovnikut Stradun. Pasdite vizitohet pjesa komerciale e qytetit ku ndodhet dhe porti kryesor i Dubrovnikut, si dhe disa qendra tregtare ku do të keni mundesi për të bërë shopping. Pastaj nisja për në Cavtat – një qytezë turistike ku do të njiheni me historinë e tij antike dhe bukurinë natyrore që të ofron. Darka dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel.

Rreth orës 08:00 nisja për në Shqipëri. Kalimi me traget nga Gjiri i Kotorrit. Gjatë rrugës ndalohet për vizitë rreth 2 orë në qytetin e Budvës ku do njihemi me historinë që mbartin muraja mesjetare e qytetit të vjetër, Citadela, Statuja e Valltares si dhe Marina e Yachteve e qytetit. Me pas vazhdojme udhëtimin në Plazhet e Sutomores dhe Ndalesa tjetër do të jetë në portin e Qytetit të Tivarit, njohur ndryshe si qyteti me më shumë ditë me diell i Malit të Zi. Vazhdon udhëtimi për në Shqipëri.

 

Nisja më 7, 14, 20, 27 Mars.

 

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje - ardhje dhe shëtitjet me autobus.
2. Akomodim në hotel per 2 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Kosovës.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.