Pranverë në Indi dhe Katar

8 Dite 1299

- Indi -

 

 

Dita e Parë: 

Fluturimi Shkup - Doha - Delhi. Nisja nga Shkupi në orën 12:25, Arritja në Doha në orën 18:20. Fluturimi me kompanine Ajrore Qatar Airways. Nisja nga Doha më 19:45. Arritja në Delhi në orën 01:55. Fluturimi Doha - Delhi me kompanine ajrore Qatar Airways. Pritja në Aeroportin e Delhit. Transferi me autobus komod për në hotel. Fjetje në Hotel.

 

Dita e Dytë

Mëngjesi në Hotel.

Vizitë panoramike në Delhi, Kryeqyteti i Indisë. Vizitohen: Kështjella e Kuqe e Shah Jehan, Xhamia Jama Masjid, më e madhja në Indi, Pazaret e Chandni Chowk, Memoriali i Mahatma Ghandi Raj Ghat, Tomb of Humayun, Memoriali i Luftës II Porta e Indisë dhe Rezidenca Presdienciale Rashtrapathi Bhawan. Fjetje në Hotel.

 

Dita e Tretë

Mëngjesi në hotel.

Nisja për në Agra. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Arritja në Agra. Vizitë e Monumentit të famshëm i Dashurisë Taj Mahal. Vazhdon vizita në Kështjellën Agra Fort ku gjenden disa ndërtesa elegante. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Katërt

Mëngjesi në Hotel.

Nisja për në Abhaneri. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Arritje dhe vizitë në Abhaneri. Vizitohen Puset me shkallë. Nisja për në Jaipur. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Arritje në Jaipur. Vizitë e Monumenteve kulturore dhe historike: Amber Fort, Maharaja City Palace, Observatori Jantar Mantar dhe Hawa Mahal. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Pestë: 

Mëngjesi ne Hotel.

Nisja për në Qutub Minar. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë. Vizitë e Minaresë Qutub Minar. Vazhdon udhëtimi për në Delhi. Arritje në Delhi. Të lirë për Shopping. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Gjashtë

Mëngjesi ne Hotel.

Transferi për në Aeroport. Nisja nga Delhi në orën 10:00, Arritja në Doha në orën 11:55. Fluturimi Delhi - Doha është me Qatar Airways. Transferi për në Doha, Katar. Sistemimi në Hotel. Pasdite, Vizitë: Katara Village, Pazari Skiftrëve, Fjetje në Hotel.

 

Dita e Shtatë: 

Mëngjesi në Hotel.

Vizitë në Xhaminë e Madhe, Pearl Qatar, Muzeumi Artit Islamik. Fjetje në Hotel.

 

Dita e Tetë:

Transferi për në Aeroport. Nisja nga Doha në orën 07:00, Arritja në Shkup në orën 11:15. Fluturimi Doha - Shkup është me Qatar Airways.

 

Nisja më 30 Mars

 
Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje Shkup - Delhi nëpërmjet Doha me Qatar Airways.
-Akomodimi në hotele 4* dhe 5*.
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Indi dhe Katar me autobus.
-Guidë Shqiptare dhe të Huaj gjatë gjithë Udhëtimit.
-Hyrjet sipas programit në Monumentet në Indi: Taj Mahal, Humayun Tomb, Qutub Minar, Abhaneri, Amber Fort dhe Shëtitje me Triçikël.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Programet Opsionale.
3. Bakshishet për Shoferin e autobusit dhe Guidën në Indi dhe Katar.
4. Viza e Hyrjes në Indi 30 Euro dhe Viza e Hyrjes në Katar.