Pranverë në Amsterdam

8 Ditë 399

- Hollande -

 

 

Dita e Parë: 

Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në Zadar. Arritja në Zadar. Sistemimi  dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Dytë:

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Ljubjanë. Ndalesë e shkurtër në Ljubjanë, ku vizitohet Kryeqyteti slloven me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë e shkurtër në Salzburg. Vazhdimi i udhëtimit për në Mynih. Arritja në Mynih. Sistemimi në Hotel.

 

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Mynihut, si: Muzeu i Arteve të Pinakotheken, Hofbrauhaus-i i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz, Viktualien Market. Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë etj. Nisja në oren 12:00 nga Mynih me autobus për në Amsterdam. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Arritja në Amtserdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Katërt: 

Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17. Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit.

 

Dita e Pestë: 

Mëngjesi në Hotel.  Nisja për vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjeratë këtyre qyteteve. Kthimi në Amsterdam.  

 

Dita e Gjashtë: 

Mëngjesi në Hotel. Nisja në mëngjes herët nga Amsterdami me autobus për në Pragë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Arritja në Pragë. Sistemimi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë, Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel.

 

Dita e Shtatë: 

Mëngjesi në Hotel. Nisja në mëngjes herët nga Praga me autobus për në Budapest. Arritje gjatë mesditës. Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Budapestit, si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Nisja për në Beograd. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Tetë: 

Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Prishtinë.

 

Nisja me 27 Prill 2019

 
Në çmim përfshihet: 
1. Udhëtimi vajtje - ardhje dhe shëtitjet me Autobus Tiranë - Ljubljanë - Mynih - Amsterdam - Pragë - Budapest - Beograd - Prishtinë.
2. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Kosovës.

çmim nuk janë përfshirë:
• Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.