Viti i Ri: Paris, Bruksel, Amsterdam

8 Ditë 649

- Hollande -

 

Dita e Parë, 29 Dhjetor 2018: 

Fluturimi direkt Tiranë - Amsterdam. Nisja në orën 20:10. Mbrritja në Amsterdam në orën 23:00. Vizitë e shkurtër në Utrecht-it. Me pas transferi në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Dytë, 30 Dhjetor 2018: 

Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17. Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit.

 

Dita e Tretë, 31 Dhjetor 2018: 

Mëngjesi në Hotel. Paradite nisja për në Rotterdam dhe Hagë. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra për ushqim dhe kafe. Vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjeratë këtyre qyteteve. Vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. 
Opsionale: Viti i Ri me Zgjedhje Opsionale 
Fjetje në Hotel.

 

Dita e Katërt, 1 Janar 2019: 

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Bruksel. Udhëtimi zgjat 3 orë pa ndalesa. Mbrritja në Bruksel. Vazhdon vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore te tij. Vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Shtatorja Kineze dhe Kulla Japoneze, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë, Godinat kryesore te Qeverise etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Pestë, 2 Janar 2019: 

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Paris. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra për ushqim dhe kafe. Sistemimi në Hotel.
 

Opsionale: Vizitë në Versajë
Fjetje në Hotel.

 

Dita e Gjashtë, 3 Janar 2019: 

Mëngjesi në Hotel, Paradite të lirë. Pasdite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore, si: Katedralja e Parisit, Harku i Triumfit, Panteoni, Pallati dhe Kopshti i Luksemburgut, Asambleja Nacionale, Pallati i Invalidëve, Varri i Napoleonit. Shëtitje në Kopshtin e Tyilerive dhe në bulevardin e njohur të Champs Elyses. Fjetje në Hotel.

 

Dita e Shtatë, 4 Janar 2019: 

Mëngjesi në Hotel. Vizita në: Kullat Eiffel dhe Montparnasse, Opera dhe Galeritë Lafayette. Mbasdite vizitë në muzeun e Luvrit. 
Opsionale: Shëtitja me anije në lumin e Seinës. Fjetje në Hotel.

 

Dita e Tetë, 5 Janar 2019: 

Mëngjesi në Hotel. Transferi për në Aeroportin e Amsterdamit. Fluturimi Amsterdam - Tiranë. Nisja nga Amsterdami në ora 16:50. Mbrritja në Tiranë në ora 19:25.

 
Me Shume Detaje: 
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transferi dhe shëtitjet me autobuz.
3. Akomodim në hotel per 7 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Kosovës.
6. Lejohet të merret me vete në avion një bagazh me përmasa deri në 55 x 40 x 25 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Shëtitje me Anije në Paris dhe Bruksel.

 
OPSIONALE
Darka Speciale e Vitit të Ri €150