Viti i Ri në Dubai, 8 Ditë - 999

 

 


Dita e Parë, 29 Dhjetor 2016: Nisja me Autobus nga Prishtina në aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup - Dubai. Nisja nga Shkupi në orën 13.00. Mbrritja në Dubai në orën 21.00. Transferimi në Hotel në Dubai. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Dytë, 30 Dhjetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Kalaja e Al Fahidi, Heritage Village, Pazari i Tekstileve, Pazari i Floririt, Pazari i Parfumeve dhe Erëzave, Shtylla e Famurit, Xhamia Jumeirah, Hoteli Burj Al Arab, Ishulli artificial “The Palm Jumeirah”, Hoteli Atlantis The Palm, Qendra Tregtare e Emirates Mall, ku ndodhet Qendra e Skive, Qendra Tregtare më e madhe në Botë Dubai Mall, dhe Kulla më e lartë në botë Burj Al Khalifa, etj. Fjetje në Hotel.

 

Dita e Tretë, 31 Dhjetor 2014: Mëngjesi në Hotel. 
(Opsionale) Parku Ujor Wild Wadi, me 30 atraksione e lojra ujore, per të gjitha moshat, nga më të lehtat deri te më të vështirat.
Fjetje në Hotel.
(Opsionale), Darkë Speciale e Vitit të Ri, me disa Opsione, me Pije të përfshira, Muzikë dhe animacion.

 

Dita e Katërt, 1 Janar 2017: Mëngjesi në Hotel. Paradite të lirë. 
(Opsionale) Mbasdreke nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Shëtitje me gamile, Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Fjetje në Hotel.

 

Dita e Pestë, 2 Janar 2017: Mëngjesi në Hotel. 
(Opsionale), Ngjitje në Kullën Burj Khalifa, Kulla më e lartë në botë me 160 kate. 
(Opsionale), Drekë ose Darkë ne Hotelin Luksoz Burj Al Arab, 321 m i lartë dhe i vetmi hotel në botë me 7 yje dhe ndodhet 280 m plazhit Jumeirah, ku lidhet me një urë.
(Opsionale), Shfaqje me Delfinë dhe Foka në Dolphinarium. 
Fjetje në Hotel.

 

Dita e Gjashtë, 3 Janar 2017: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në Abu Dhabi. Abu Dhabi, Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Vizitë e xhamisë Sheikh Zayed, kryevepër e arkitekturës, Pallati i Emirateve, Heritage Village, Marina Mall, Ishulli Saadyat, Ishulli Yas ku ndodhet kompleksi Ferrari World dhe pista e garave Formula 1. 
(Opsionale) Hyrje në Kompleksin Ferrari, me rreth 20 xhiro dhe atraksione të ndryshme për të gjitha moshat. 
Kthimi në Dubai. Fjetje në Hotel.

 

Dita e Shtatë, 4 Janar 2017: Mëngjesi në Hotel. 
(Opsionale) Parku Ujor Aquaventure, me rrëshqitësen e famshme që kalon nën ujë dhe lojra të tjera ujore.
(Opsionale) Shëtitje panoramike mbi Dubai për 15 minuta me Helikopter.
(Opsionale) Në darkë, shëtitje e organizuar me Anijen “Dhow” ku shijoni pamjet e mbrekullueshme të qytetit, shoqëruar kjo me një darkë bufe tradicionale në ambientet e anijes.  
Fjetje në Hotel.

 

Dita e Tetë, 5 Janar 2017: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Shkup. Nisja nga Dubai në orën 9.00. Mbrritja në Shkup në orën 12.00. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.

 

 

 

Me Shume Detaje: Në pagesë 999€ përfshihen:

 

• Transferimi Vajtje Ardhje me autobus nga Prishtina në Aeroportin e Shkupit

• Bileta e Aeroplanit për Fluturim Direkt Shkup - Dubai - Shkup.

• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas.

• Akomodimi në Hotel me 3*, 4*, ose 5* sipas zgjedhjes në Dubai. 

• Mëngjeset në Hotel.

• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.

• Guida vendase në disa Shëtitje.

 

Në pagesë nuk përfshihen:

• Tarifa e vizës së hyrjes në Dubai.

• Të gjithë Ekskursionet "Opsionale".

• Darka Speciale e Vitit të Ri.

 

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:

 Shtesë për Vizë Hyrje - €80 

 Drekë ose Darkë në Hotel Burj Al Arab me Transferte - €179

 Parku Ujor Aquaventure - €70

 Parku Ujor Wild Wadi - €75

 Shfaqje me delfine dhe foka tek Dubai Delphinarium - €35

 Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me tranferte - €49

 Shëtitje dhe Darkë me Kroçiere Dhow me transferte - €43

 Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë transferte - €47

 Shëtitje me Helikopter - €215