Pozita: Hoteli është i vendosur në regjionin Konakli, 12km nga Alanya, dhe 110km nga aeroporti i Antalisë.
Vendosja: Hoteli posedon gjithsej 530 dhoma. Dhoma standarde janë 512 (26m², max2+2pax), suitë dhoma janë 8 (një dhomë gjumi, një dhomë e ditës dhe një banjë), 2 King suita dhe 4 dhoma për persona me aftësi të kufizuar. Të gjitha dhomat posedojnë banjë private me vaskë, dush, tharëse flokësh, sistem të klimatizuar, telefon direkt, mini bar(me ujë), arkë (me pagesë), TV satelitor me kanale muzikore, qilim në dysheme, ballkon.
Shërbimi: Ultra All Inclusive – bife e hapur për mëngjes, mëngjesi vonshëm, dreka, në mëngjes dhe pasdite ushqim i lehtë, darka, ushqim i lehtë në orët e vona, të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore, ca nga pijet nga importi, A’la Carte restorantet me rezervim paraprak njëherë gjatë qëndrimit. Nuk janë inkuadruar: pijet speciale nga importi, lëngu i freskët, pijet në shishe, verë speciale, kafja turke, vitaminë bari.
Përmbajtja: Restoranti kryesor me A’la Carte restorantet – Turk dhe Peshku, bare përgjatë kompleksit hotelier. Mjeku, floktari, kujdestari i fëmijëve, larja rrobash dhe pastrimi kimik, telefoni, faksi, interneti, qendra tregtare, rent a car, lojërat në kompjuter janë me pagesë.
Plazhi: Hoteli posedon plazhin me rërë, shtretërit, ombrellat e diellit dhe peshqirët (me depozitë) për plazh janë pa pagesë.
Sporti dhe argëtimi: Pishinë e jashtme dhe brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse uji, qendër fitness, banjë turke, saunë, banjë me avull, teren për tenis, pingpong, basketboll, volejboll në plazh. Me pagesë: sportet ujore, masazhi, SPA & Wellness qendra, bilardo, birilat.
Program argëtues gjatë ditës, show program në mbrëmje. Mini Klub për fëmijë.
www.hedefresort.com