|
31.12.2008 SHKUP - PRAGË
Nisja me autobus komfort prej Prishtine në
ora 11:00. Takimi i grupit në aeroportin
e Shkupit në ora 12:45. Fluturimi me
Check Airlines (OK847) për Pragë
në ora 14:10 dhe arritja në ora
16:05. Transferimi deri në hotel, vendosje
dhe pasdite të lirë. Darka e Vitit
të Ri – fakultative në restorant
nacional. Fjetje.
01.01.2009 PRAGË
Mëngjesi. Shëtitje panoramike nëpër
qytet me përcjellës lokal profesional:
Pjesën e vjetër: Ura e Karlovit,
sheshi i kalorësve Maltesh, përkujtimoren
e Karlit të IV-të, rrugën e
Mbretit, sheshin e qytetit të vjetër
me orën astronomike - ?rloj, Rruga Parisiene,
Kisha, përmendorja e ??n House, shtëpinë
e Franc Kafkës, Kalaja e Pragës,
Universitetin e Karlit të IV-të,
Muzeun Nacional, Qytetin e epërm, Katedralen
e Shën. Vitos. Pasdite të lirë
dhe Fjetje.
02.01.2009 PRAGË
Mëngjesi. Ditë e lirë për
aktivitete individuale apo shëtitje fakultative
deri te Karl Vari – qendra më e
njohur me banja në Çeki, pushimore
e njohur për aristokracinë evropiane
dhe elitës kulturore e ndërtuar
para rreth gjashtë shekujsh. Mundësia
e vizitës në njërën prej
12 burimeve, shëtitje përskaj të
neo-renesancës, parqeve, kafene dhe dyqane.
Kthimi në Pragë, darkë, vizitë
fakultative në restorantin nacional.
Fjetje.
03.01.2009 PRAGË
Mëngjesi. Mundësia për shëtitje
fakultative deri në pallatin Karlstajn
– rezidenca e dikurshme e ??rlit IV
e ndërtuar në shekullin 14. Kthimi
në Pragë. Darka, lundrim fakultativ.
Fjetje.
04.01.2009 PRAGË
Mëngjesi. Transferim deri në aeroportin
në Pragë në ora 09:45. Fluturimi
me Check Airlines (OK846) në ora 11:30
dhe arritja në Shkup në ora 13:25.
ÇMIMI I ARANZHMANIT PËR PERSON:
520 EUR
NË ÇMIM PËRFSHIHEN:
- Fluturimi Shkup – Pragë –
Shkup;
- Transferimi aeroport-hotel-aeroport;
- Vendosja në hotelin Euro Hotel Praha
3* (www.ahc-hotels.com) në dhomë
dyshe për 4 net me mëngjes;
- Vizitat e organizuara të qytetit me
përcjellës profesional;
- Organizimi dhe përcjellësi –
shoqëruesi i grupit gjatë udhëtimit.
NË ÇMIM NUK PËRFSHIHEN:
- Taksat e Aeroportit, 95 EUR
- Shëtitjet: Karlov Vari 35 EUR, Karlshtajn
30 EUR;
- Lundrimi fakultative 20 euro;
- Vizita e restauranit nacional – Pivnica;
- Viza Çeke dhe sigurimi i udhëtimit
– shëndetësor 45 EUR
- Trensferi me autobus: Prishtinë –
Shkup - Prishtinë
VËREJTJE:
- Llogaritja është bërë
për minimum 20 udhëtarë;
- Termini i fundit për paraqitje me dokumentacion
dhe pagesë prej 30% nga shuma e aranzhmanit
është deri me 30.11.2008.
- Nëse ndryshon çmimi i biletës
së aeroplanit, agjencioni ka të
drejt për ndryshim çmimi. Numri
i biletave është i limituar!
DOKUMENTAT E NEVOJSHME PËR VIZË
ÇEKE:
- Pasaporta (me më së paku 3 muaj
validitet pas skadimit të vizës)
dhe fotokopja;
- Një fotografi me prapavijë të
ndritshme;
- Kontrata e punës dhe fotokopjet e tyre;
- Vërtetim nga vendi i punës si
????r?ndum me të këto të dhëna:
a/ Që pala është në marrëdhënie
të rregullt pune;
b/ përshkrimin e vendit të punës;
c/ të ardhurat personale;
- Vërtetimi prej bankës për
mjetet momentale(visa confirmation) ne bankë
si dhe qarkullimi bankar për 3 muajt
e fundit ;
- Vërtetimi i pagesës së sigurimit
shëndetësor;
- Për biznese private duhet të paraqiten
fotokopja dhe origjinali i regjistrimit të
firmës dhe vërtetimi I pagesës
së sigurimit social dhe shëndetësor
për 3 muajt e fundit.
- Për të papunësuarit duhet
të nxirret vërtetimi nga zyra e
punësimit.
DOKUMENTAT E NEVOJSHME PËR VIZË
ÇEKE PËR STUDENT:
- Pasaporta (me më së paku 3 muaj
validitet pas skadimit të vizës)
dhe fotokopja e dy faqeve të para;
- Një fotografi me prapavijë të
ndritshme;
- Vërtetimi nga fakulteti me semestrin
e fundit të vërtetuar;
- Indeksi dhe fotokopja e indeksit.
|