|
KUSHTET E PËRGJITHSHME TË
UDHËTIMIT
1. LAJMËRIMI DHE PAGESA:
Udhëtari
për udhëtim mundet të paraqitet
në AT “FIBULA Air Travel”
Prishtina (në tekstin e mëposhtëm:
organizatori) dhe në të gjitha agjencionet
e autorizuara (në tekstin e mëposhtëm:
ndërmjetësues). Kur ndërmjetësuesi
në vërtetimin për udhëtim
nuk i shënon veçoritë e ndërmjetësuesit
është përgjegjës për
zbatimin e programit të udhëtimit
si organizator.
Lajmërimi bëhet i plotfuqishëm
kur të është vërtetuar
përmbyllja e kontratës me shkrim-vërtetimet
mbi udhëtimin (në tekstin e mëposhtëm,
kontrata). Me rastin e lajmërimit, udhëtari
është i obliguar të bëjë
pagesën e paradhënies në vlerë
prej 30% të çmimit të aranzhmanit,
ndërsa pjesa tjetër e çmimit
total paguhet 15 ditë para datës
së udhëtimit, përveç
nëse në programin e udhëtimit
nuk është caktuar në mënyrë
tjetër. Nëse udhëtari nuk e
bën pagesën në tërësi,
në afatin e caktuar, konsiderohet që
udhëtimi është anuluar.
2. OBLIGIMET DHE TË DREJTAT E ORGANIZATORIT:
Të drejtat dhe obligimet e organizatorit
janë:
1) udhëtarit t’i jap kontratën
e udhëtimit ,
2) udhëtari të ketë në
dispozicion programin e udhëtimit si
dhe kushtet e përgjithshme të udhëtimit,
3) udhëtarit ti ofrohen sigurime të
cilat përbëhen nga:
a. sigurimi shëndetësor i udhëtarit
i cili bëhet për periudhën
e qëndrimit jashtë vendit
b. sigurimi i bagazhit, sigurimi për
pasojat nga fatkeqësitë, si dhe
sigurimi në rast të anulimit te
udhëtimit
4) te përkujdeset mbi të drejtat
dhe interesat e udhëtarit në pajtim
me vetitë punuese në këtë
lami,
5) udhëtarit ti bëhet pagesa adekuate
e dëmshpërblimit në rast se
paraqitet ankesa e shkruar në kohën
e duhur
për shkak të mospërmbushjes
së pjesërishme apo të plotë
të shërbimeve të cekura në
programin e udhëtimit
3. OBLIGIMET DHE TË DREJTAT E UDHËTARIT:
Është e drejtë dhe obligim
i udhëtarit që:
1) në tërësi të informohet
me programin e udhëtimit, kushtet e përgjithshme
të udhëtimit dhe të sigurimit,të
cilat me rastin e përmbylljes së
kontratës (në emër të
vet dhe në emër të shfrytëzuesit
për nevojat e të cilit përmbyllë
kontratën) vërteton duke pranuar
klauzën me deklaratën: "Jam
i njoftuar me programin dhe kushtet e përgjithshme
të udhëtimit dhe në tërësi
i pranoj. Vërtetoj që më është
ofruar sigurimi i udhëtimit",
2) të paguhet shuma e caktuar sipas marrëveshjes
në kushtet dhe në mënyrën
e parashikuar në programin e udhëtimit,
3) organizatorit ti dorëzohen me kohë
të gjitha informatat si dhe dokumentet
e duhura për organizimin e udhëtimit,
4) garanton që ai, dokumentet e tij,
bagazhet etj i përmbushin kushtet e caktuara
sipas ligjeve të vendit tonë, vendit
tranzit si dhe vendit të destinuar (ligjet
kufitare, doganore, sanitare, monetare dhe
ligje të tjera),
5) të paguaj dëmshpërblimin
të cilin ja shkakton organizatorit apo
personave te tretë në rast se thyhen
ligjet apo rregullat tjera si dhe të
këtyre kushteve,
6) të përcaktoj person tjetër
qe të udhëtoj në vend të
tij/saj (me kusht që ai person i përmbush
kushtet e parapara për udhëtimin
e caktuar) si dhe organizatorit ti kompensohen
harxhimet e shkaktuara me rastin e ndërrimit.
7) Udhëtari duhet t’i jap shënimet
e sakta personale (adresa, nr.telefonit: fiks
dhe mobil). Në rast se nuk mundet të
kontaktohet udhëtari për shkak të
ndonjë ndërrimi të udhëtimi,
atëherë organizatori nuk merë
përsipër kompensim adekuat. Të
gjitha shpenzimet mbi veti i merë udhëtari.
4. ÇMIMI DHE PËRMBAJTJA E PROGRAMIT
TË UDHËTIMIT:
Çmimet janë
në valutë të huaj, sipas vendit
ku bëhet rezervimi, ndërsa pagesa
përfundimtare bëhet në EURO
sipas kursit të shitjes në ditën
e pagesës, përpos nëse në
programin e udhëtimit nuk është
parashikuar ndryshe. Çmimet janë
formuar në bazë të politikës
punuese të organizatorit dhe nuk mund
të jenë objekt i ankimit/reklamimit.
Organizatori mund të parashikoj që
shërbimet të cilat shfrytëzohen
kryesisht në vendet e huaja, udhëtari/klienti
i paguan direkt ino-partnerit. Udhëtimi
turistik përfshin së paku kombinimin
e dy shërbimeve vijuese: shërbimin
e transportit, udhëheqësin turistik-përcjellësin,
vendosjen, ushqimin apo përgatitjen e
tij si dhe organizimin e udhëtimit, shërbime
këto për të cilat është
çmimi i definuar në programin
e udhëtimit. Në rast se është
cekur në programin e udhëtimit,
udhëtimi turistik mund të përmbaj
edhe taksat e aeroportit, si dhe harxhimet
e udhëheqësit profesionist si dhe
lokal etj.
Çmimi i aranzhmanit (përveç
nëse nuk ka marrëveshje tjetër)
nuk përfshin: 1) shëtit fakultative,
2) harxhimet për marrjen dhe dhënien
e vizës, 3) biletat për objektet
të cilat vizitohen, 4) sigurimi, i cili
bëhet veçmas, 5) shërbime
shtesë: shërbimi në dhomë,
shfrytëzimi i barit të dhomës,
mjetet klimatizuese, sportive, mjekësore,
shërbimet telefonike etj). Të gjitha
llojet e shërbimeve të veçanta
(dhomë një shtretëshe, shujtat
shtesë etj) udhëtari i paguan veçmas
dhe është i obliguar ti porosit
me rastin e lajmërimit të udhëtimit.
Nëse udhëtari kërkon shërbim
të veçantë në kohën
e udhëtimit, të njëjtën
e paguan përfaqësuesit e ino partnerit
në valutën e vendit në të
cilin gjendet, gjegjësisht personit i
cili i jep shërbimet. Organizatori nuk
mund të jetë përgjegjës
për shërbimet fakultative si dhe
shërbimet tjera të bëra me
kërkesë të udhëtarit e
të cilat i bën dhe paguan ino-partneri,
gjegjësisht personi i cili i jep këto
shërbime të cilat nuk janë
të përfshira në programin e
udhëtimit.
5. RRITJA E ÇMIMIT DHE E DREJTA PËR
ANULIMIN PËR SHKAK TË RRITJES SË
ÇMIMIT:
Organizatori i udhëtimit
mund të kërkoj rritje të çmimit
të akorduar nëse pas përmbylljes
së kontratës ka pas ndryshime në
kursin e këmbimit: valutat vendase në
krahasim me valutën e paraqitur në
çmimore si dhe në të gjitha
rastet tjera të ndryshimit të kursit
të këmbimit në krahasim me
valutën e publikuar në programin
e udhëtimit, në ndryshimet e tarifave
të transportuesit. Për rritjen e
çmimit te publikuar deri në 10%
nuk nevojitet pajtimi i udhëtarit, ndërsa
rritja e çmimit mund të vlejë
vetëm për shërbimet të
cilat nuk janë të paguara nga ana
e udhëtarit. Nëse rritja e çmimit
total është më shumë se
10%, udhëtari mundet që përmes
dorëheqjes së shkruar të anuloj
kontratën pa obligim të dëmshpërblimit,
mirëpo më së largu në
afat të 48 orëve pas dorëzimit
të lajmërimit me shkrim ku bëhet
informimi se rritja e çmimit është
shkaku, në këtë rast ka të
drejtën e kthimit të mjeteve të
cilat i ka paguar te organizatori. Nëse
në afatin e lartpërmendur udhëtari
nuk e bën lajmërimin me shkrim te
organizatori për tërheqjen e tij
nga kontrata, konsiderohet që ai është
në pajtim me çmimin e ri.
6. KATEGORIZIMI DHE PËRSHKRIMI I SHËRBIMEVE:
Objektet e vendosjes të ofruar dhe mjetet
e udhëtimit etj në programet e organizatorit
janë të përshkruar sipas kategorizimit
zyrtar të vendit në kohën e
publikimit të programit të udhëtimit.
Ushqimi, komfori dhe shërbimet tjera
janë të kategorizuara sipas ligjeve
lokale-nacionale nga ana e drejtorive turistike,
ndërsa standardet e vendosjes dhe shërbimeve
janë të ndryshme dhe nuk krahasohen
sipas destinimeve.
7. VENDOSJA, TRANSFERI DHE TRANSPORTI:
Përpos
nëse udhëtari nuk ka marrëveshje
për vendosje me kërkesa të
veçanta, do të pranojë çfarëdo
vendosje të regjistruar zyrtarisht në
objektin e vendosjes të përshkruar
në programin e udhëtimit. Udhëtari
do të ketë përsipër përgjegjësin
për informimin dhe rregullat e sjelljes
në pjesë të caktuara objektin
e vendosjes të cilat mund të vlejnë
për deponimin e të hollave apo gjërave
të tjera me vlerë, sjellja e ushqimeve
apo pijeve në dhomë, respektimi
i rendit, mos mundësia e vendosjes në
dhomë para kohës së caktuar,
obligimin për ta liruar dhomën në
kohë të caktuar etj. Organizatori
nuk mund të jetë përgjegjës
për dëmet të cilat janë
shkaktuar për mosrespektim të rregullave
dhe rendit. Nëse nuk është
arritur marrëveshje tjetër, vendosja
e udhëtarit në objekt në kohën
më të hershme mund të bëhet
pas orës 16:00 në ditën e fillimit
të shfrytëzimit të shërbimeve
ndërsa braktisja e objektit bëhet
më së voni deri në 09:00 në
ditën e përfundimit të shfrytëzimit
të shërbimeve. Principet dhe rregullat
e duhura do të aplikohen për transport
dhe transfer të udhëtarëve.
8. DOKUMENTET E UDHËTIMIT:
Të gjitha
kushtet e publikuara në programin e udhëtimit
vlejnë për shtetasit e Kosovës.
Organizatori nuk është i obliguar
ti njoftoj udhëtarët/shtetasit e
shteteve tjera me kushtet të cilat vlejnë
për shtetin e caktuar apo transit, mirëpo
është obligim i vet personit ti
siguroj dokumentet dhe kushtet në kohë
të caktuar dhe në rregull. Udhëtari
për udhëtim në shtetet e huaja
duhet të ketë dokumentet e udhëtimit
valide dhe në kohë ti dorëzojë
të gjitha informatat dhe dokumentet e
duhura për marrjen e vizës, në
rast se sigurohen nga ana e organizatorit.
Në të kundërtën, do të
konsiderohet që udhëtari është
tërhequr nga udhëtimi. Organizatori
i udhëtimit nuk garanton për marrjen
e vizës dhe nuk merr asnjë përgjegjësi
për jo-rregullsi të dokumenteve
të udhëtimit apo në rast se
pushteti kufitarë - shërbimet e
imigrimit nuk e miratojnë transitin,
hyrjen apo qëndrimin e mëtutjeshëm
të udhëtarit.
Në rast se udhëtimi nuk mund të
realizohet për shkak të arsyeve
të dhëna, atëherë aplikohen
urdhëresat e pikës 10-të këtyre
kushteve.
9. ANULIMI APO NDRYSHIMI I PROGRAMIT TË
UDHËTIMIT NGA ANA E ORGANIZATORIT:
Organizatori,
mund të anulojë udhëtimin pjesërisht
apo plotësisht, në rast të
rrethanave të jashtëzakonshme të
cilat po të ekzistonin në kohën
e publikimit të programit të udhëtimit
do të ishin arsyetim i drejt për
të mos publikuar programin dhe të
mos nënshkruante kontratat. Nëse
në programin e udhëtimit nuk është
e cekur veçmas, për t’u
realizuar udhëtimi, numri më i vogël
i udhëtarëve të lajmëruar
në mjetin e udhëtimit të caktuar
duhet të jetë:
1) për udhëtimin
me autobus, 30 udhëtarë 2) për
udhëtim me avion linjat e rregullta në
Evropë, 20 udhëtarë 3) për
udhëtim në linjën interkontinentale
- 15 udhëtarë, 4) për udhëtim
të kontraktuar të veçantë,
avion-charter linijen, trenat apo hidrogliser
së paku 80% të kapacitetit të
plotësuar.
Organizatori mban të drejtën për
ndryshimin e ditës apo orës së
udhëtimit, si dhe të drejtën
për ndryshimin e drejtimit të udhëtimit,
në rast të ndryshimit të kushteve
të udhëtimit (ndryshimi i orarit
të fluturimeve, gjendja e sigurisë
në shtet të caktuar, apo rrethana
tjera të jashtëzakonshme), pa obligim
të pagesës së dëmit, gjegjësisht
pagesën e çfarëdo kompensimi
të udhëtarit.
Vendosja e akorduar mund të ndryshohet
vetëm me vendosje në objekt tjetër
të kategorisë së njëjtë
apo më të lartë, që shkon
në llogari të organizatorit.
Udhëtari është i obliguar të
pranojë ndërrimin e vendosjes në
objekt tjetër të kategorisë
së njëjtë apo më të
lartë në të njëjtin vend.
Vendosja në objekte të kategorisë
më të ulët mund të bëhet
vetëm me pajtimin e udhëtarit si
dhe bëhet pagesa e dëmshpërblimit
në përputhshmëri me uljen e
kategorisë së objektit të vendosur.
Organizatori nuk e merr përgjegjësinë
për ndryshimin e programit të udhëtimit
me rastin e rrethanave të paparashikueshme
dhe të mbi fuqive gjatë udhëtimit.
Në qoftë se udhëtimi për
shkaqe të arsyeshme ndërpritet,
organizatori ka të drejtë për
pagesë për shërbime të
cilat janë dhënë në të
vërtetë.
Organizatori është i autorizuar
të anulojë udhëtimet në
rast të mos lajmërimit të mjaftueshëm
të udhëtareve, ku është
i obliguar që të lajmëroj udhëtarët
më së largu 5 ditë para datës
së udhëtimit të parashikuar,
në mënyrë që ti kthehen
mjetet e paguara në tërësi
më së largu 15 ditë nga dita
e anulimit.
10. TËRHEQJA E UDHËTARIT NGA UDHËTIMI:
Udhëtari ka të drejtë të
tërhiqet nga udhëtimi, me këtë
rast është i obliguar të njoftoj
me shkresë organizatorin e udhëtimit.
Data e pranimit të shkresës me njoftim
të anulimit paraqet bazën për
llogaritje të kompensimit të organizatorit,
të shfaqur në përqindje në
krahasim me çmimin total të udhëtimit,
dhe atë:
- 15 € nëse udhëtimi anulohet
më shumë se 30 ditë para nisjes
së udhëtimit
- 10% nëse udhëtimi anulohet 30
ditë para nisjes së udhëtimit,
- 20 % nëse udhëtimi anulohet 29
deri 15 ditë,
- 50 % nëse udhëtimi anulohet 14
deri 8 ditë,
- 85 % nëse udhëtimi anulohet 7
deri 1 ditë dhe
- 100 % nëse udhëtimi anulohet në
ditën e udhëtimit apo pas fillimit
të udhëtimit.
Udhëtari nuk ka të drejtë të
kërkoj zbritje çmimi të aranzhmanit
nëse çmimi për ndonjë
arësye pëson ulje. Kjo ështe
e rëndësishme meqenëse konfirmimi
i çmimit me organizatorin bëhet
në momentin e rezervimit, gjegjsisht
pagesës së parë.
Ndryshimi i datës së vendosur të
udhëtimit, gjegjësisht objektit
të vendosjes, dhomës apo apartamentit
konsiderohet si tërheqje e udhëtarit
nga udhëtimi. Udhëtari është
i obliguar që të ia kompensoj organizatorit
vetëm harxhimet e vërteta, gjegjësisht
harxhimet e bëra përderisa te anulimi
ka ardhur për shkaqe të cilat nuk
ka mund t’i parasheh, t’i mënjanoj
apo t’ju ik, dhe atë :sëmundjet
apo vdekja: e udhëtarit, bashkëshortit-es,
motrës/vëllait, kushëririt
të parë, apo thirrja për obligim
ushtarak të udhëtarit apo si dhe
fatkeqësi të shpallura zyrtarisht.
Për rastet e lartpërmendura udhëtari
është i obliguar të jap dëshmi
të dokumentuara organizatorit.
Organizatori i udhëtimit, në rast
se udhëtari nuk është tërhequr,
siguron zëvendësim adekuat apo nëse
zëvendësimin e bën vet organizatori,
është i obliguar që udhëtarit
të ja kthej mjetet e paguara në
shumë totale, me ndalimin e vetëm
harxhimeve të bëra (harxhimet për
vizë, për policën e sigurimit,
etj.).
11. REKLAMIMI:
Nëse shërbimet nga programi i udhëtimit
nuk janë bërë në tërësi,
udhëtari mund të kërkoj kompensim
në ndryshim, përderisa organizatorit
i dorëzon ankesën e shkruar dhe
të arsyetuar. Secili udhëtar –
bartës i kontratës ankesën
e bën veçmas, pasi që organizatori
nuk do të pranoj në shqyrtim ankesat
grupore-reklamimin.
Procedurat me rastin e ankesës:
- udhëtari është i obliguar
që në vendin e vendosjes të
cekë ankesën për shërbimin
joadekuat, përfaqësuesit të
organizatorit apo personit të autorizuar
të ofrimit të shërbimeve. Udhëtari
është i obliguar të bashkëpunoj
me përfaqësuesin e organizatorit
si dhe me ndërmjetësuesin e shërbimeve
të ofruara me qëllim të mirë
në mënyrë që të mënjanohen
arsyet e ankesës. Nëse udhëtari
në vendqëndrim nuk pranon zgjidhjen
e ofruar e cila i përshtatet shërbimit
të paguar, organizatori nuk do të
bëj kompensimin në reklamimin e
udhëtarit, - në rast se shkaku i
ankesës nuk është eliminuar
aty për aty, udhëtari me përfaqësuesin
e organizatorit apo ndërmjetësuesin
e shërbimeve do të shkruajnë
vërtetimin në dy kopje të cilën
e nënshkruajnë të dy palët.
Udhëtari mban një kopje të
këtij vërtetimi.
Në rast se shkaku i ankesës është
mënjanuar në vendin e ngjarjes udhëtari
është i obliguar të nënshkruaj
vërtetimin për të njëjtin,
e në të kundërtën fakti
që ka vazhdua shfrytëzimin e zgjedhjes
së ofruar, konsiderohet që programi
i udhëtimit është realizuar
në tërësi.
- më së vonit 8 ditë prej kthimit
nga udhëtimi, nëse arsyeja e ankesës
nuk është mënjanuar në
vendin e ngjarjes, udhëtari ka të
drejtë të bëjë ankesën
e shkruar organizatorit me bashkëngjitjen
e vërtetimit si dhe llogarive eventuale
për pagesën e harxhimeve shtesë.
Organizatori është i obliguar që
të merr në shqyrtim vetëm ankesat
e arsyetuara të dokumentuara dhe në
afat.
- organizatori është i obliguar
që të ia dorëzoj udhëtarit
përgjigjen e shkruar në afat prej
15 ditëve që nga data kur është
pranuar ankesa. Organizatori do të zgjedh
vetëm ato ankesa, arsyen e të cilave
nuk ka qenë e mundur ta mënjanoj
me rastin e udhëtimit. Nëse udhëtari
pranon propozimin e organizatorit, është
i obliguar që të nënshkruaj
vërtetimin mbi pagesën e kompensimit
me klauzën që udhëtari nuk
ka kurrfarë kërkesa tjera në
çfarëdo baze nga organizatori.
- derisa organizatori në afatin e lartpërmendur
nuk e sjell përgjigjen e shkruar, udhëtari
nuk ka të drejt të ketë ndërmjetësimin
e çfarëdo personi tjetër,
instituteve gjygjësore apo dhënia
e informatave në mjete publike. Kompensimi
në ankes mund të arrij vetëm
shumën për pjesën e reklamuar
të shërbimit, nuk do të përfshijë
shërbimet e shfrytëzuara, si dhe
të arrij vlerën e plotë të
programit të udhëtimit.
12. VALIXHET:
Bartja e valixheve ka një rëndësi
të caktuar të cilën përcakton
avion-kompania, pesha e lejuar është
pa pagesë. Mbipesha e valixheve paguhet
nga udhëtari sipas çmimeve të
caktuara nga aviokompania. Kur është
fjala për transport me autobus udhëtari
ka të drejtë të ketë 2
valixhe. Fëmijët deri në moshën
2 vjeçare nuk kanë të drejtë
për bagazh pa pagesë.
Organizatori
i udhëtimit nuk merr përsipër
përgjegjësin për bagazhin e
humbur, të dëmtuar apo të vjedhur.
Udhëtari është i obliguar të
përkujdeset për gjërat e veta
të cilat i ka në mjetin transportues,
për dhënien, gjegjësisht marrjen
e bagazhit të cilin e ka dorëzuar
te transportuesi gjegjësisht në
vendin e vendosjes. Të gjitha të
drejtat e tij të përmendura udhëtari
i realizon direkt nga transportuesi, ofruesi
i shërbimeve për vendosje etj.,
si dhe sipas ligjeve internacionale dhe ligjeve
vendore.
13. LIGJET DOGANORE DHE VALUTORE:
Udhëtari është i obliguar që
rreptësisht t’i respektoj ligjet
doganore dhe valutore vendore, si në
Kosovë, vendeve transite si dhe të
vendeve ku do të qëndroj, kështu
që në rast të mos mundësisë
për vazhdimin e udhëtimit të
gjitha pasojat dhe harxhimet i merr vet udhëtari.
14. LIGJET E SHËNDETËSISË:
Udhëtimet nëpër shtete ku në
të cilat vlejnë rregulla të
veçanta ku përfshihet vakcionimi
i obliguar apo pajisjen me dokumente të
caktuara, nënkupton obligimin e udhëtarit
për të bërë vakcionimin
e duhur apo vërtetimin adekuat mbi të.
Gjithashtu edhe gratë shtatzënë
nuk munden të udhëtojnë pa
vërtetimin e dhënë nga mjeku
adekuat.
15. HUMBJA E DOKUMENTEVE:
Në rast se gjatë udhëtimit
vije deri te humbja apo vjedhja e dokumenteve
të udhëtimit, harxhimet për
nxjerrjen e dokumenteve të reja, si edhe
të gjitha harxhimet tjera i ka përsipër
vetë udhëtari.
16. SIGURIMI:
Organizatori i udhëtimit është
i obliguar që t’i ofroj udhëtarit
mundësin për sigurimin e policës
së sigurimit shëndetësor gjatë
qëndrimit jashtë vendit, si dhe
sigurimin e bagazhit, sigurimin për pasoja
nga aksidentet, si dhe sigurimin nga anulimi
i udhëtimit. Nëse refuzohen nga
udhëtari, atëherë organizatori
nuk merë përsipër pagesat e
bëra nga ana udhëtarit.
17. INFORMATAT:
Informatat gojore, të
cilat ndryshojnë nga programi i udhëtimit
nuk e obligojnë për pagesë
organizatorin e udhëtimit.
18. LIRIMET:
Kushtet të cilat vlejnë
për lirime te fëmijët, si dhe
benificionet tjera të cilat janë
te cekura veçmas në programin
e udhëtimit janë të determinuar
nga ana e hotelerisë si dhe ofruesve
të tjerë të shërbimeve
si dhe të njëjtat duhet të
interpretohen në mënyrë restriktive
(p.sh për fëmijët në moshë
deri 2 vjeçare, është relevante
data kalendarike kur fëmija i mbush 2
vjet dhe asnjë ditë më tej
dhe kjo vlen edhe për periudhën
e kohëzgjatjes së udhëtimit,
gjithashtu mirren parasysh mosha prej datës
së datëlindjes).
19. UDHËTIMET INDIVIDUALE ’’SIPAS
KËRKESËS”:
Te ‘”rezervimet
sipas kërkesës” individuale
organizatorit i paguhen harxhimet për
kohën e angazhuar dhe harxhime të
tjera (telefoni, faksi, e-mail etj). Për
udhëtimin „sipas kërkesës”
bëhet pagesa e depozitimit prej 15 €.
Nëse rezervimi „sipas kërkesës”
pranohet nga ana e udhëtarit atëherë
depozita zbatohet në aranzhman. Nëse
rezervimi nuk pranohet nga ana e udhëtarit,
atëherë depozita nuk kthehet.
20. VËREJTJE:
Kontestet eventuale në
mes të palëve do t’i zgjedh
Gjykata Komunale në Prishtinë.
21. KOHËZGJATJA:
Këto kushte të
përgjithshme të udhëtimit vlejnë
gjersa organizatori nuk bën ndonjë
ndërrim.
22. KUJDES:
Udhëtari një ditë
para udhëtimit duhet të thërras
me telefon AT FIBULA Air Travel 038 24 25
26 ose agjentët e autorizuar për
të pyetur, për kohën e nisjes
(për shkak se mund të bëhet
ndryshimi në kohën e fluturimit).
|