Romë
Antalya
Dubrovnik
Dubai
Barcelonë
Paris
Egjipt
Pragë

  Dubai

- Nisja bëhet nga Shkupi dhe Prishtina (çmimi ndryshon)
- 8 ditë qëndrimi në Emiratet e bashkuara
- Vizitë qytetit Dubai. Vizitë në muzeun Al FAHID nga e cila edhe fillon vizita e qytetit Dubai.
- Kthimi bëhet në Shkup


DUBAI / Një sfide e Re e cila do t’iu pasuron botëkuptimin dhe zhvillon shqisat vizuale me ngjyrat e saja magjepse dhe me një botë të zhvilluar. Qyteti ka fituar reputacionin e saj internacional me atraksionet e shumta me një fokus të veçantë me origjinalitetin e saj dhe funksionalitetin tregtar. Aty do të gjeni gjëra duke filluar nga ato pajisje miniature elektronike sipas teknologjisë se fundit e gjer tek ato të punuara nga ari me punë-dore ndër më të famshmet në Dubai si dhe gurët e çmuara me çmime jashtëzakonisht të volitshme. Por, përpos kësaj në Dubai ka edhe gjëra tjera përpos “shopingut”…të gjitha këto së bashku me diellin, plazhet si dhe detin e bëjnë qëndrimin e Juaj të paharruar.

Dita 1 / 30 dhjetor STAMBOLL - DUBAI
Nisja nga aeroporti i Shkupit(ose prej Prishtine në ora 14:20, çmimi ndryshon) në ora 15:00. Pas arritjes në Stamboll në ora 17:30, nisja për në Dubai në ora 20:25 me fluturimin nr. TK 1164

Dita 2 / 31 dhjetor DUBAI
Arritja në Dubai në ora 02:40. Transferimi gjer në hotel dhe vendosja. Mëngjesi. Kohë e lirë për pushim dhe aktivitete individuale. Fakultative (opcionale)- Darka solemne dhe pritja e Vitit të Ri 2009. Fjetja.

Dita 3 / 01 Janar DUBAI
Mëngjesi. Vizitë qytetit Dubai. Vizitë muzeun Al FAHID nga e cila edhe fillon vizita e qytetit Dubai. E ndërtuar në vitin 1787, është ndërtuar me qëllim të mbrojtjes së qytetit nga sulmuesit e ndryshëm. Pastaj vazhdojmë në Abra me taksi në ujë ku do të vizitojmë metropolin modern. Vizita përfundon me vizitë tregut të vjetër të mëlmesave dhe arit. Kthimi në hotel. Pasdite e lirë.

Dita 4 / 02 Janar DUBAI
Mëngjesi. (Fakultative ) SAFARI NE SHKRETETIRE.
Përjetim fantastik i shkretëtires. Në orët e pasdites nisja me JEEP për në shkretëtire. Ngasje e mrekullueshme e cila shkretëtirën e bën të duket si një det pa fund. Pastaj do të shkojmë gjer tek kampi në qendër të shkretëtirës. Aty do të keni mundësi që të kënaqeni me agimin e diellit, ngasjen e deveve, si dhe të shijoni ushqimet tradicionale arabe. Gjatë darkës do t’iu zbavit me valle, valltarja profesioniste e cila me tingujt e muzikës magjepse arabe do t’iu bën të ndiheni si në kohën e 1001 netëve. Aty kah mesnata kthimi në hotel. Fjetja.

Dita 5 / 03 Janar DUBAI
Mëngjesi. Kohë e lirë për shëtitje individuale, shoping, larje , rrezitje apo pushim. Në orët e pasdites, shëtitje fakultative – mënyrë romanike për të darkuar gjatë lundrimit nëpër gji – të ndriçuar vetëm nga rrezatimi i hënës të përcjellur me muzikë tradicionale arabe, Duke lundruar përgjatë miliona poçeve elektrike do të shijoni specialitetet tradicionale arabe si dhe ato internacionale. Kënaquni duke lundruar. Kthimi në hotel. Fjetja

Dita 6 / 04 Janar DUBAI
Mëngjesi. Ditë e lirë. FAKULTATIVE. Mëngjesi – vizitë qytetit Abu Dabi, qytetit më të famshëm dhe me grandioz në Emirate. Do të vizitojmë të gjitha atraksionet më kryesore të cilat e bëjnë këtë qytet të jashtëzakonshëm. Pas drekës kthimi në Dubai, Fjetja

Dita 7 / 05 janar DUBAI
Mëngjesi. Kohë e lirë për notim, rrezitje dhe “shopin”. Fjetja.

Dita 8 / 06 janar DUBAI – STAMBOLL - SHKUP
Transferim i organizuar gjer tek aeroporti dhe nisja për në Stamboll në ora 08:00. Arritja ne Stamboll ne ora 11:00. Vazhdim I fluturimit për në Shkup ne ora 14:10.

HOTELI
Per person ne 1/2
Pagesa per 1/1 dhome
Zbritje per femije 02-12 vjet
Darka e Vitit të Ri
(opcionale)
Hotel K-Porte Inn 3*
www.kporte.com
895€
335€
25%
90€
Majestic Hotel 4*
www.dubaimajestic.com
1099€
495€
120€

Vërejtje:
- Nëse ndryshon çmimi i biletës së aeroplanit, agjencioni ka të drejtë ndryshim çmimi. Numri i biletave është i limituar!

Në çmim janë të përfshira:
• Avio bileta Shkup - Stamboll -Dubai-Stamboll -Shkup,
• Transferimi: aeroport-hotel-aeroport,
• 7 fjetje me mëngjes në hotelin e zgjedhur
• Vizite panorameske e Dubait
• Organizimi i udhëtimit

Në çmim nuk janë përfshirë:
• Taksat e aeroportit 140 euro (pagesa bëhet në agjencion).
• Shëtitjet fakultative:
• Safari në shkretëtire me darke 60 USD (me JEEP ).
• Lundrimi në Gji me darkë të inkuadruar si dhe transferi hotel – lima - hotel 60 USD.
• Abu Dabi - shëtitje tetëditore me udhëheqësin profesional si dhe ma darke te inkuadruar, 65 USD.
• Transferi Prishtinë – Shkup – Prishtinë.

Çmimet për programin Fakultativ janë për 20 persona minimum
• Viza hyrëse për Dubai 160 euro. (nevojitet pasaporta e skanuar dhe e dorëzuar minimum 10 dite para nisjes ) Viza urgjente kushton 185 euro
• Sigurimi shëndetësor..



Fibula Air Travel '08 | Rr. Nėna Terezė nr. 47, Prishtinė (pėrball Hotelit Grand) | Tel +381 (0) 38 24 25 26