| Ndërtimi
impresiv dhe i pazakonshëm i Antonio GAUDI
e bën këtë qytet të veçantë
me të cilin krenohet e tërë Spanja
dhe e cila sjell me mijëra turistë
gjatë tërë vitit.
Dita 1 / 28 DEC PRISHTINË ose SHKUP
– VIENA - BARCELONA
Nisja bëhet prej Shkupit(opcionale edhe
prej Prshtinës/çmimi ndryshon)
në ora 16.55 dhe nëpërmjet
Vjenës shkohet për në Barcelonë
ku mbërrihet në ora 22:15.
Pastaj bëhet transferimi prej aeroportit
për në hotel. Fjetje.
Dita 2 / 29 DEC BARCELONA
Mëngjesi. Shëtitje nëpër
Barcelonë me vizitë të Katedraleve
së Gaudit, “Saint Family”,
“Saint Cruiz” si dhe në përmendoren
e Kolumbos. Pastaj vazhdohet për në
rrugën “Las Ramblas” –
zemra e qytetit si dhe vizita e fshatit Olimpik.
Kthimi në hotel. Pasdite e lirë.
Fjetje.
Dita 3 / 30 DEC BARCELONA
Mëngjesi. Ditë e lirë për
aktivitete dhe shëtitje individuale.
Mundet të realizohet edhe vizita e Loret
Del Mar, vendi ma i popullarizuar për
verime në Costa Brava (fakultative).
Fjetje.
Dita 4 / 31 DEC BARCELONA
Mëngjesi. Ditë e lirë për
aktivitete dhe shëtitje individuale.
Mundësi në mënyrë fakultative
shëtitje në Banyolas (liqeni më
i madh në Katanolia) – Besalu (Qytet
mesjetar) – Girona – Figueres
dhe muzeun “Salvador Dali”. Në
orët e mbrëmjes shëtitje fakultative
në Fontana dhe PRITJA E VITIT TË
RI 2009. Fjetje.
Dita 5 / 01 JAN BARCELONA
Mëngjesi. Ditë e lirë për
aktivitete dhe shëtitje individuale dhe
“shooping”.
Fjetje.
Dita 6 / 02 JAN BARCELONA – VIENA -
SHKUP
Mëngjesi. Nisja prej Barcelonë në
orën 06.35. nëpër mes të
Vjenës mbërrihet në Shkup në
ora 15:30.
- Vërejtje: Nëse ndryshon çmimi
i biletës së aeroplanit, agjencioni
ka të drejt për ndryshim çmimi.
Numri i biletave është i limituar!
Në çmim përfshihen:
- Bileta e aeroplanit.
- 5 fjetje me mëngjes në hotel me
4* në Barcelonë ABBA SANTS.
- Transferimi kthyes (aeroport – hotel
– aeroport).
- Shëtitje panoramike në Barcelone
me rrëfyes lokal dhe autobus.
- Asistimi në Barcelone në shëtitje
fakultative.
- Udhëheqësi teknik i udhëtimit.
Në çmim nuk përfshihen:
- Viza hyrëse për Spanjë -
Shengen
- Shëtitjet fakultative.
- Taksat e Aeroportit 199 €.
- Transferi me autobus: Prishtinë –
Shkup - Prishtinë
Çmimi për person në dhomë
dyshe – DBL room 775€
Pagesa shtesë për dhomë Single
205€
|