|
Turqia, pjesë e botës ku toka takon
parajsën dhe vend ideal për ikje
nga stressi dhe përditshmëria. Dielli,
deti, malet, liqenjët, plazhet... një
vizitë me siguri nuk do t’iu mjaftoj
për ta njohur dhe shijuar tërë
begatinë natyrore të Turqisë,
dhe sa herë që vizitoni këtë
vend do të kërkoni edhe më
shumë që ta vizitoni në të
ardhmen se cdo vizitë sjell edhe risi
të re. Vend me traditë të lashtë
historike dhe me turizëm jashtëzakonisht
të zhvilluar dhe vendi më atraktiv
në Evrope dhe Azi për pushime të
vërteta.Turqia është njëra
ndër vendet më atraktive dhe më
të vizituara në botë. Me det
të pastër si kristali, klimë
ideale, me mija kilometra plazh të cilat
ju mahnisin me bukurinë e saj. Ju dëshirojmë
mirëseardhje dhe qëndrim të
këndhsëm në këtë
vend të bukur
Kur niseni prej Antalisë ka perëndimi,
kaloni përgjatë vendeve të
vogla siq janë Beldibi, Kemer, Goynuk,
Kiris, Camyuva, Tekirova- pushimore shumë
të njohura me shumë restaurante
të njohura, qendra tregtare, kafiteri
dhe dëfrim për të gjitha moshat.
Kemer është i vendosur në
luginën e malit Taurus, vend ky i njohur
me natyrë shumë të bukur dhe
deti kristal të pastër. Për
arësye se Kemer gjendet pranë malit
Taurus këtu temperatura është
më e ulët për ca shkallë
në krahasim me Antalinë.
Antalia- qytet me më se 300 ditë
me diell, histri të begatshme, ndërtesa
modern dhe plazh jashtezakonisht të bukura
gjithsesi është njëra nga vendet
ku nuk bën që të mos vizitohen.
Lara-Kundu –regjioni me i afërt
me aeroportin e Antalisë. Përbëhet
nga hotelet me 5* yje, të vendosura në
plazhën e njohur Lara e gjatë 8
km, me detë kristal të pastër.
Prej Antalisë ka lindja gjendet regjioni
Belek – në mes të bredhave
dhe malit eukaliptus janë të vendosura
komplekset e hoteleve më moderne dhe
terenet për golf për turniret botërore
si dhe për fillestar.
Më tutje nga lindja gjendet qyteti -
muze Side e vendosur në gadishullin në
fund të të cilit gjendet mauzoleu
i Apollonit e cila me perëndimin e diellit
ofron njërën nga atrakcionet më
të njohura botërore të këtij
qyteti
Alanya, e vendosru në jug, me karakteristika
klimatike dallohet me krahina tropikale. Plazhet
me rërë, gjithnjë detë
i ngrohtë, kafiteri të shumta, resturante
dhe mbrëmje argëtuese janë
njëra ndër arësyet për
ta vizituar këtë vend.
|