Pozita: Hoteli është i vendosur në regjionin Kundu, 14km prej qendrës së qytetit Antalya dhe 12km prej aeroportit.
Vendosja: Hoteli posedon gjithsej 400 dhoma. Dhoma standarde 260 (28m², max.2pax), Superior standard 96 (35m²; 2 + 1pax), dhoma lidhëse 40 (56m²; 2+2pax), dy suit dhoma dhe 4 dhoma për persona me aftësi të kufizuar. Gjithashtu ka edhe dhoma për jo-duhangjij. Standard dhomat dhe dhoma lidhëse janë me pamje nga deti, superior dhoma standarde me pamje nga kopshti. Të gjitha dhomat janë me banjo private me vaskë, dush, tharëse flokësh, ajër të klimatizuar, tel.direkt, arkë, lidhja e internetit me pagesë, mini bar (vetëm lëngjet, rimbushet çdo ditë), TV satelitor, ballkon .
Shërbimi: Ultra All inclusive – bufe i hapur për mëngjes, dreka, darka, restaurant me ushqim të lehtë për mëngjes dhe pasdite, kafe, çaj. Të gjitha pijet alkoolike lokale dhe standard nga import dhe lëngjet janë pa pagesë. Nuk janë inkuadruar: pijet luksoze nga importi, vera në A’la Carte restaurantet, të gjitha pijet në shishe, shërbimi në dhomë. A’la Carte restaurantet:peshku dhe italian janë me pagesë shtesë.
Përmbajtja: Restauranti kryesor për bufe të hapur, shërbimi, mëngjesi, dreka dhe darka, A’la Carte restaurantet (Ottoman, Mediterranean dhe Italian) me rezervim paraprak dhe vetëm njëherë gjatë qëndrimit, bare përgjat kompleksit hotelier, restaurant me ushqim të lehtë, ëmbëltore dhe pasdite ëmbëlsira dhe çaj. Shërbimi mjeksor, larje robash dhe pastrim kimik, kujdestar i fëmive, rent a car, telefoni, fax, lidhja e internetit, beauty saloni, floktari dhe qendra tregtare janë me pagesë.
Plazhi: Hoteli posedon plazh private, me rërë,shtretërit,
ombrellat dhe peshqirët për plazh janë pa pagesë.
Sporti dhe argëtimi: Pishinë e jashtme dhe mbrendshme Pishinë për të ritur dhe fëmijë, rëshqitëse në ujë, qendra fitnesi, sauna, Banjo turke, dhomë me avull, teren për tenis, basketball, volleyball, Volleyball plazhi, pikado, sportet ujore pa motor. Masazha, SPA qendra, beauty qendra, shkolla e tenisit dhe ndriqimi, biliardo, rafting, sportet ujore me motor, shkolla e zhytjes janë me pagesë.
Program animues për të ritur dhe fëmijë gjatë ditës dhe show programe në mbrëmje. Mini club për fëmijë prej 04 – 12 vjet.
www.kervansarayhotels.com