Pozita: Hoteli është i vendosur në regjionin Göynük, 46km larg nga aeroporti i Antalisë, 36km nga qendra e qytetit të Antalisë si dhe 6km nga qendra e qytetit të Kemerit.
Vendosja: Hoteli posedon gjithsej 325 dhoma. Dhoma standarde 276 (2+1pax), 34 dhoma familjare (dy dhoma të ndara me derë levizëse në mes, nje dhomë e fjetjes + shtratë shtesë për fëmijë, 2+2pax), 7 dhoma junior suit (një dhomë e fjetjes dhe një dhomë e ndejes, 2+2pax). Të gjitha dhomat kanë banjë privat me vaskë/dush, tharëse flokësh, ajër të klimatizuar (e cila bazohet në kushtet klimatike dhe në vendimin e stafit menagjues) tepison në dysheme, tel.direkt, Mini bar (i zbrazët), arka (me pagesë), TV satelitor.
Shërbimi: Ultra All Inclusive – bife e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, drekë, ushqime të lehta pasditë, çaj, kafe, darkë, ushqime të lehta në mesnatë. Të gjitha pijet vendore alkoolike dhe jo-alkoolike gjatë orës 10.00-24.00 janë pa pagesë (pas orës 24.00 të gjitha pijet dhe ushqimet paguhen veçmas), A’la Carte restorantet me rezervim paraprak Të gjitha pijet jovendore alkoolike dhe joalkoolike, verërat në shishe, lëngu i freskët, pijet në Disco bar janë me pagesë.
Përmbajtja: Restauranti kryesor me bufe të hapur. A’la Carte restauranti – Kuzhinë Internacionale, lobby bar, bare pranë pishinës dhe në plazh, vitamin bar, kafe Turke dhe disco bar. Mjeku, kujdestar i fëmive, pastrimi i rrobave, rent a car, floktari, shitoret, interneti dhe lojërat kompjuterike janë me pagesë.
Plazhi: Hoteli nuk është direkt në plazhë, ekziston një rrugë që e ndanë hotelin dhe plazhën, plazhi është me guralec, shtretërit dhe ombrellat janë pa pagesë ndërsa peshqirët (me depozit).
Spori dhe argëtimi: Pishinë të jashtme dhe të mbrendshme, pishinë për fëmijë, rrëshqitëset, qendra e fitnesit, banjo Turke (hammam), sauna, dhoma me avull, fushat e tenisit, Mini futboll, pingpong janë pa pagesë. Fushat e tenisit me ndriçim dhe pajisjet në mbrëmje, masazha, biliardo, sportet ujore janë me pagesë.
Programe të përditshme animative dhe programe argëtuese gjatë mbrëmjes. Mini club për fëmijë me kopsht dhe dhomë lojrash.
www.greenwoodresort.com