Pozita: Hoteli është i vendosur në regjionin Tekirova 18km larg nga Kemeri dhe 70km nga aeroporti i Antalisë.
Vendosja: Hoteli posedon gjithsej 526 dhoma. Dhomat ndahen në ndërtesën kryesore dhe në club dhoma. 101 Dhoma standarde në hotel (2+1 pax) të gjitha kanë pamje nga deti, 258 dhoma club standarde (2+1 pax) të gjitha kanë pamje nga kopshti, 107 club superior dhoma (2+1 pax), 12 dhoma club suitë me një dhomë të fjetjes (3+1 pax), 24 dhoma club suitë me dy dhoma të fjetjes (5+1 pax), 17 dhoma superior club suits (3+1 pax), 7 Deluxe villa (max 6pax). Të gjitha dhomat kanë ballkon ose tarracë, të cilat kanë pamje nga deti ose nga kopshti, banjë privat me vaskë/dush dhe tharëse të flokëve, ajër i klimatizuar, tel. direkt, tepison në dysheme në hotel dhe pllaka në dhomat club, Mini bar (vetëm ujë), arka, TV satelitor me kanale muzikore.
Shërbimi: Ultra all Inclusive – bife e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, drekë, ushqime të lehta pasditë, darkë, bife gjatë mesnatës, akullore gjatë kohës së drekës, A’la Carte restorantet (me rezervim paraprak), të gjitha pijet vendore alkoolike dhe jo alkoolike janë p2a pagesë. Pijet speciale nga importi, të gjitha pijet në shishe, vera speciale, lëngu i freskët janë me pagesë.
Përmbajtja: Restauranti kryesor - Padolia, me bife të hapur, Bacchus bar, Trocadero snack bar, pishinë bar, A’la Carte restorantet: Trocadero (Italian), Sofra (Turke), Dragon (kuzhinë e lindjes së largët). Shitoret, floktari, pastrimi i rrobave, mjeku, kujdestar i fëmive, salloni i kozmetikës, rent a car, interneti dhe lojërat kompjuterike, paguhen veçmas.
Plazhi: Hoteli posedon plazh privat me guralec dhe rërë, peshqirët, shtretërit dhe ombrellat e diellit janë pa pagesë.
Sporti dhe argëtimi: Pishinë të jashtme dhe të brendshme, pishinë për fëmijë, rrëshqitëset, qendra e fitnesit, sauna, banjë Turke (hamam), fushat e tenisit, pingpong, basketboll, volejboll, Mini futboll, sportet ujore (pa motor) nuk paguhen. Sportet ujore (me motor), masazha, shkolla e zhytjes, bilardo, interneti dhe lojërat kompjuterike, janë me pagesë.
Programe animuese, lojëra dhe programe argëtuese gjatë mbrëmjes. Mini klub për fëmijë.
www.corinthiahotels.com