Pozita: Hoteli është i vendosur në regjionin Kundu -Antalya dhe 20km prej aeroportit të Antalisë, 20km prej qendrës së Antalisë
Vendosja: Hoteli posedon gjithsej 908 dhoma në 5 ndërtesa . Dhoma standarde 686(22m²,max3pax), dhoma lidhëse 70(44m², 4+2pax), corner dhoma 50(26m²,2+2pax), duplex suit dhoma (34m²,max.3pax), dhe 10 dhoma për persona me aftësi të kufizuar. Të gjitha dhomat janë me ballkon ose terasë (vetëm corner dhomat janë me ballkon), banjo private me dush/vaskë, tharëse flokësh, ajër të klimatizuar qendror (punon sipas kushteve klimatike), tel.direkt, mini bar (lëngjet dhe birra rimbushur çdo ditë), arkë, TV satelitor dhe kanale muzikore, tepison në dysheme.
Shërbimi: Max All inclusive- koktej në mirëseardhje, ushqimi & pijet, ushqimi dhe të gjitha pijet lokale,lëngjet, pijet alkoolike dhe standard nga importi janë pa pagesë. Secili nga A’la Carte restaurantet me rezervim paraprak mund të shfrytëzohen një herë gjatë qëndrimit. Nuk janë inkuadruar në konceptin max All inclusive: shërbimi në dhomë, vera speciale, pijet luksoze.
Përmbajtja: Restauranti kryesor - Hunkar, A’la Carte Restaurantet - Ristorante La Gondola (Italian), Kosem Sultan Restaurant (Turk), Marine Restaurant (ushqim deti), La Nazir restaurant (International), 6 bare të ndryshme përgjat kompleksit hotelier. Mjeku, larje robash dhe pastrim kimik, kujdestar i fëmive, telefoni, fax, internet dhe lojrat në kompjuter, beauty qendra, rent a car dhe qendra tregtare janë me pagesë.
Plazhi: Hoteli posedon plazh private,rërë. Shtretërit, ombrellat dhe peshqirët për plazhë janë pa pagesë. Pavilions – këndet private relaxuese në plazh janë me pagesë.
Sporti dhe Argëtimi: Pishinë e jashtme dhe mbrendshme Pishinë për të ritur dhe fëmijë, rëshqitëse në ujë,teren për tenis, jogging, 2 squash fusha, basketball, Volleyball plazhi, fitness qendra, sauna, Banjo turke, Jacuzzi, sportet ujore pa motor, shkolla e zhutjes në pishinë, internet café janë pa pagesë. (Licenca është e domosdoshme për catamaran dhe wind surf). Sportet ujore me motor, masazha dhe Beauty qendra, shkolla e tenisit, birili, kursi për lundrim me vela, ndriqimi për tenis janë me pagesë.
Program animues gjatë ditës, gara pranë pishinës dhe në plazh, në mbëmje show program, live music, disco. Mini Club për fëmijë prej 04 – 07 vjet, Jokers club për fëmijë gjatë orës 08 – 12 vjet dhe Teenage club prej 13 – 16 vjet (qershor deri në shtator).Menu special për fëmijë.
www.wowhotels.com