Pozita: Hoteli është i vendosur në regjionin Bogazkent, 40km prej aeroporti i Antalisë dhe 50km prej qendrës së Antalisë.
Vendosja: Numri i dhomave është 350. Dhoma Standarde 246 (2+1 persona), 20 dhoma lidhëse (dy dhoma lidhëse me derë në mes, max. 6pax), 54 dhoma familjare janë (duplex dhomë, dy dhoma gjumi me nje WC, max.4pax), 2 King suit (një dhomë ditë, dy dhoma gjumi dhe dy WC, njera me Jacuzzi). Të gjitha dhomat posedojnë banjo privat me vaskë/dush dhe tharëse të flokëve, sistem ajror i klimatizuar, telefon direkt, Mini bar, sef, LCD TV satelit me kanale muzikore lidhje interneti nëse kërkohet, DVD player, sistem anti zjarri, lamnëat parket dhe ballkon me pamje nga deti ose nga kopshti.
Shërbimi: Elegance all Inclusive – 24 orë shërbim pije dhe ushqim, bife e hapur per mëngjes, mëngjes të vonshëm, drekë dhe darkë, bife për fëmijë dhe ushqim dietal në restaurantin kryesor, kënde me ushqim të lehtë gjatë tërë ditës, A’la Carte restaurant me rezervim paraprak, Mini bari me ujë, pije joalkoolike dhe birrë të mbushura çdo ditë, të gjitha pijet lokale dhe alkoolike standarde dhe pije joalkoolike. Pijet luksoze të importuara, të gjitha pijet në shishe, verërat speciale, pijet energjike, pijet e importuara prej orës 01.00-10.00 dhe shërbimi në dhomë janë me ekstra pagesë.
Përmbajtja: Samui – restoranti kryesor me bife të hapur, A’la Carte restorantet – Balcano Taverns (Ushqim Ballkani), Tai Restaurant (Ushqim Aziatik), Chipura Restaurant (Restorant Peshku), snack restaurant dhe bari – Pattaya, café Chai, lobby bar, bar në pishinë dhe Charma Disco club. Mjeku, kujdestar i fëmive, floktari, pastrimi kimik, shitore, telefon, fax, interneti dhe lojrat kompjuterike janë me ekstra pagesë.
Plazhi: Hoteli posedon plazh privat me rërë. Shtretërit, ombrellat si dhe peshqirët janë pa pagesë.
Sporti dhe Argëtimi: Pishinë e jashtme dhe brendshëm për të rritur dhe fëmijë, rëshqitëse në ujë, qendër fitnesi, banjo Turke (hammam), sauna, fushë tenisi,Mini golf, volleyball plazhe, basketball, sporte ujore pa motor janë pa pagesë. Masazha, qendra SPA, birili, bilardo, tenisi me ndriçim, orët e tenisit si dhe pajisjet për tenis janë me ekstra pagesë.
Programe argëtimi gjatë ditës, lojra sportive në pishinë, në mbrëmje “show” programe, muzikë live. Programe speciale për fëmijë në Mini club për fëmijë me mosha 04-12 vjeç.
www.siamelegancehotels.com