Pozita: Hoteli është i vendosur në regjionin e Belekut, 35km nga aeroporti i Antalisë dhe 45km nga qendra e qytetit të Antalisë.
Vendosja: Numri i dhomave është 497. Standard dhoma (22+1pax), – të gjitha dhomat janë të disejnuara me dysheme “epoxy”, dhe muret janë me pasqyre kështu që gjithmonë do të keni pamjet e detit ose bjeshkëve. Është një njësi e pushimit e cila mund të konvertohet në shtrat ose ulëse, shtretër, ka parmak jashtë kështu qe mund ta ndani veten nga jashtë. Në dhomë ka edhe një banjo relaksuese për 2 persona e cila ofron terapi ngjyrash dhe dritash. Banjo private me dush, tharëse flokësh, dhoma me avull. TV plasma 106 cm, Mini bar dhe desk multifunkcional. Ajër i klimatizuar qendror, tel.direkt, lidhje interneti, arkë. Suit dhoma të tipeve të ndryshme. Diferenca prej dhomës standarde është që posedon dhomë shtesë e ditës dhe saunë personale për 4 persona. Mysafirët e kësaj dhome suitë shfrytëzojnë plazhin privat “Club”. Adam & Eve suitë është 1000m2 dhe mund ta shfrytëzoni edhe për party privat. Në pjesën perëndimore të kompleksit janë 24 Vilas. Secila vilë posedon kopsht privat dhe pishinë. Madhësia e dhomës është 128m2 – 640m2. Hoteli posedon banje Turke (hamam), 2 sauna, Solarium, Thai masazhe. Sauna personale dhe kuzhina janë në të gjitha vilat. Mysafirët shfrytëzojnë Plazhi Klub-në privat.
Shërbimi: Eden All Inclusive ose gjysmë-pansion konceptet janë të mundshme. Eden all Inclusive – mëngjes, mëngjes i vonshëm, drekë, ushqim i lehtë pasdite, darkë, ushqime te lehta në mesnatë, një Mini bar mbushet çdo ditë me pije me trakë te zezë, të gjitha pijet me trakë të zezë. Pijet me trakë të kuqe, Mini bari i dytë ne dhomë i mbushur me pije me trakë të kuqe, A^la Carte restoranti me rezervim paraprak është me pagesë. Për mysafirët me gjysmë-pansion plus – mëngjesi dhe darka, dreka në perëndim të diellit dhe janë pa pagesë, të gjitha pijet dhe ushqimi paguhen.
Përmbajtja: Restauranti kryesor me bufe të hapur për mëngjes dhe darkë, por ju mund të drekoni apo darkoni në A’la Carte restaurant por me pagesë. Aty ka restaurante me kuzhinë Japoneze, Turke, Peshkut, Grill, Francez. Pishinë bar, Club Beach bar, Dock bar, Bluetooth bar, Café d’ Paris, Golfer’s bar, Martini bar, Puro bar, disko dhe night bar. Shërbimi në dhomë është 24 orë – me pagesë. Mjeku, rent a car, larje rrobash dhe hekurosje, kujdestar i fëmijëve dhe shitoret janë me pagesë.
Plazhi: Plazhi privat i hotelit - rërë, shtretërit, ombrellat dhe peshqirët janë pa pagesë.
Sporti dhe argëtimi: Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, fushë tenisi, pingpong,”squash”, volleyball plazhe, basketboll, Mini futboll, janë pa pagesë, Të gjitha aktivitetet tjera sportive, SPA si dhe kompleksi Wellness, janë pa pagesë. Aerobiku, Banana, sportet ujore me motor, Birili, zhytje, shkolla e tenisit, pajisjet e natës për tenis, lojrat në kompjuter janë me pagesë. Plazhi Party, Gala Party, Foam Party, Bluetooth Chill Out Party dhe shumë të tjera do t’iu bëjnë një atmosferë fantastike. Programi argëtues special për tinejxherë me koncept të posaqëm i udhëhequr nga DJ turk dhe botëror gjatë mbrëmjes. Clubi për fëmijë jashtëzakonisht i sigurt dhe prej moshës 04 – 12 vjet. Shërbimi në Kid Club është pa pagesë..
www.adamevehotels.com